Sunday, February 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Periudhë kritike, shtoni testimet”/ Basha: Deklaratat tona nuk janë akuza ndaj qeverisë

by mapo.al
31/03/2020
in Aktualitet, Politika
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për mediat shprehet se kriza nuk përballohet me fjalë dhe telefonata.  Më tej, lideri demokrat deklaron se “asnjë nga prononcimet dhe deklarimet tona nuk është as kritike dhe as akuzë ndaj qeverisë, është kërkesë për të vepruar në interes të vetëm që e ka çdo shqiptar, siguria, shëndeti, jeta, mirëqenia e çdo shqiptari.”-tha Basha.

Më tej, ai thekson se duhen rritur testimet, kapacitetet pritëse dhe ndihmat për njerëzit pasi po hyjmë në një perudhë kritike.



Pyetje: Në fakt deklaruat që nuk është koha për politikë, por pothuajse përdite keni bërë akuza dhe kritika ndaj qeverisë Rama. Ndërkohë që kurba e pandmisë momentalisht është nën kontroll, a duhet të themi se qeveria ka marrë masat e duhura?

Lulzim Basha: Së pari, asnjë nga prononcimet dhe deklarimet tona nuk është as kritike dhe as akuzë, është kërkesë për të vepruar në interes të vetëm që e ka çdo shqiptar, siguria, shëndeti, jeta, mirëqenia e çdo shqiptari. Në qoftë se ne na kërkohet të bëjmë detyrën tonë, kjo është mënyra se si opozita mund ta bëjë detyrën e saj. Dhe ne këtë kuadër, kemi mirëpritur edhe ato shprehjet, vlerësimet që kanë arritur si nga qytetarët, si nga grupet e interesit, si nga bizneset, shëndetësia dhe në raste të veçanta, pse jo edhe nga autoritetet. Kjo është detyra jonë, po bëjmë detyrën tonë.

Ajo që s’po bëjmë është të merremi me përgjegjësitë e asaj që ka kaluar dhe prandaj nuk mund të futem në pjesën e dytë të pyetjes. Absolutisht në vlerësimin tonë shumë prej masave janë marrë me vonesë, shumë mund të ishin parandaluar. Ne kemi informacione te bollshme për ta treguar këtë, por tani nuk është koha për t’u marrë me atë që shkoi, tani është koha për t’u marrë me atë që kemi përpara, sepse kriza vazhdon dhe vazhdon të intensifikohet.

Ne po hyjmë në një periudhë kritike të rritjes së kurbës, kurba nuk ka ndalur, as ka filluar të bjerë. Po rritet nga dita në ditë numri i të infektuarve, po rritet nga dita në ditë numri i viktimave, duhet rritur në mënyrë eksponenciale numri i testimeve, duhet rritur në mënyrë eksponenciale numri i kapaciteteve pritëse për të infektuarit e pritshëm dhe duhet me çdo kusht sot të veprohet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Edhe kjo konferencë për shtyp këtë qëllim ka që të mos flemë mbi dafina, që mos të vetëkënaqemi, natyrisht nuk ka asnjë përfitim që të biem në depresion apo të dorëzohemi përpara të keqes, përkundrazi duhet të jemi sa më të fortë, sa më të vendosur. Por kriza nuk përballet me fjalë, kriza nuk përballet vetëm me telefonata, përkundrazi mund të jetë një harxhim kohe, dhe sigurisht është një harxhim financash të merresh me propagandë në kohën e krizës. Kriza kërkon një plan të mirëmenduar, kërkon veprime të shpejta dhe të vendosura një: në fushën e shëndetësisë; dy: tek njerëzit në nevojë; tre: për të shpëtuar ekonominë.

Dhe këtu kemi qenë dhe jemi fare të qartë ne atë që kërkojmë. Gjatë dy ditëve të fundit po kaq të qartë kanë qenë edhe faktorë të ndryshëm shoqërorë. Dua të përshëndes qëndrimet e shoqatës  tesë prodhuesve, të cilët kanë dalë me kërkesa jashtëzakonisht të qarta. Po kështu edhe shoqata e biznesit të vogël dhe të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Shohim se në propozimet e tyre janë të marra një pjesë e mirë e propozimeve që kemi bërë prej datës 11 Mars. I bëj thirrje qeverisë t’i shqyrtojë keto propozime me urgjencë, t’i adoptojë dhe t’i bëjë pjesë të një pakete të rishikuar, sepse paketa aktuale e para, është e pamjaftueshme, e dyta nuk po jep asnjë efekt për arsyen e thjeshtë sepse nuk po zbatohet.

Tags: Basha

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Donacionet/ Basha: Fondet të përdoren me transparencë

"Çfarë do të bënit ndryshe nga Rama?"/ Basha: Ja tre prioritetet e mia

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In