Aktualitet

Përjashtimi i Berishës, Basha mbledh në seli 8 deputetë: Porosia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 13/09/21 |
mapo.al

Kreu i Patisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me 8 deputetë demokrat.






Tema e këtij takimi ka qenë përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së dhe se si do i qasen demokratët kësaj çështje në publik.


Në mbledhje kanë qenë deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.







Kryedemokrati u ka dhënë porosi deputetëve që të mos i shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.



Kjo mbledhje vjen pak orë përpara nisjes së seancës parlamentare që do të fillojë në orën 17:00 ku në rend të ditës është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas