Aktualitet

Përjashtimi i Berishës, Gjekmarkaj: Mund ta akuzojmë sa të duam Bashën, por..














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 19/09/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të akuzohet se vendosi rikthimin e PD në misionin për të cilin u krijua.






Gjekmarkaj sqaron se Basha mund të akuzohet për mënyrën si e zgjidhi çështjen e së kaluarës, por kujton se PD është krijuar si një parti pro amerikane dhe fuqi politike që çon Shqipërinë drejt Perëndimot.


Statusi i plotë:







Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore!



LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer  aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar!

Lexo edhe :  “Agjensia për mediat” fytyra e mandatit të tretë!


Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë!

Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !

26


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas