Aktualitet

Përjashtimi i medias nga Kuvendi- BE: Këto rregulla nuk janë në udhëzimet tona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 09/06/21 |
mapo.al

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas riorganizimit të gazetarëve në aktivitetin e Kuvendit të Shqipërisë.






Në një postim në Twitter, BE në Shqipëri shprehet se dëgjesat publike dhe aksesi i mediave në parlament është tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.


Po ashtu, në reagimin e BE thuhet se është për të ardhur keq që nuk pati konsultime me mediat përpara adaptimit të rregullave të reja nga ana e Parlamentit.





Në fund theksojnë se këto vendime nuk kanë standarde europiane.



Statusi nga BE në Shqipëri:



Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014.

LEXO EDHE:

Gazetarët jashtë komisioneve/ Kuvendi: Sistemi i ri audio-video rekomandim i BE

 

42


Etiketa: , , , ,

Pas