Sport

Përjashtimi i Skënderbeut, FSHF: Ja shpresa për klubin korçar






               Publikuar në : 21:09 - 29/03/18 |
mapo.al

Vendimin e UEFA-s për përjashtimin e klubit korçar për 10 vite nga kompeticonet europiane nën akuzat e trukimit të ndeshjeve, FSHF e ka cilësuar si një lajm të për futbollin shqiptar.


Teksa thekson se FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t, institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri bën me dije se ky vendim është i apelueshëm, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.



“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.

FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas