Aktualitet

Përjashtimi nga gara për në Gjykatën e Lartë, KLGJ “përplaset” me Saida Dollanin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 25/11/20 |
mapo.al

Përjashtimi nga gara për në Gjykatën e Lartë, i gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, bëhet objekt i një përballjeje në Gjykatën e Lartë.



Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bërë rekurs një vendimi të Apelit Administrativ të 10 nëntorit, që i dha të drejtë Dollanit të rikthehet në garë.


Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e riktheu në garë.



Aktualisht, KLGJ-ja po punon për plotësimin e 11 vendeve të lira në Gjykatën e Lartë.



Dy javë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kandidaturën e Dariel Sinës, për në Gjykatën e Lartë.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas