Kryesore

Përkeqësimi i motit – Policia Rrugore apel qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 26/09/20 |
mapo.al

Duke u nisur nga reshjet e dendura të shiut që solli përkeqësim të situatës në vend, Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore.


Po ashtu, apelohet që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa akse rrugore.


Kërkohet që drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.



Po ashtu, në njoftim thuhet se drejtuesit e motomjeteve duhet të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.


Kërkohet që një vëmendje të veçantë të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësirës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.



Etiketa: , , ,

Pas