Sociale

Përkeqësohet moti në vend





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 20/11/18 |
mapo.al

Përkeqësimi i motit, shoqëruar me erë dhe reshje intensive shiu ka ndikuar në punën e portit të Durrësit.


Forca e detit, e cila arrin deri në 6 ballë, ka sjellë vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve të udhëtarëve, por edhe pezullim të lundrimit të anijeve të peshkimit.


Probleme ka edhe në përpunimin e anijeve tregtare, ku puna e ngarkim-shkarkimit është bllokuar përkohësisht. Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thanë se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Ndërkaq në qytet nuk janë konstatuar probleme, përveçse trafikut të rënduar në rrugë.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas