Aktualitet

Përkujtimi i 75-vjetorit të OKB-së – Meta: Gur themeli bashkëpunimi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 21/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Organizata e Kombeve të Bashkuara është një gur themeli bashkëpunimi shumëpalësh. Gjatë fjalës së tij në takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të OKB, kreu i shtetit pohoi se shqiptarët besojnë thellësisht te kjo organizatë.


Meta, në takimin me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit”, tha se Shqipëria përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së.


“Shqipëri përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së, që për shkak të Kartës së saj themeluese, u angazhuan për të ruajtur e për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, për të promovuar bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve sociale dhe ekonomike ndërkombëtare, si dhe për të punuar për barazinë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.



Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave.”, tha Meta.




Etiketa: ,

Pas