Aktualitet

Përkujtohet 29-vjetori i krijimit të Shoqatës Çamëria, Idrizi: Të zbatohet Rezoluta për shqiptarët e Çamërisë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:28 - 18/01/20 |
mapo.al

Idrizi: Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë


Shoqata “Patriotike” Çamëria, ka përkujtuar 29-vjetorin e krijimit të saj. Në këtë aktivitetit ishte i pranishëm kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe një sërë figurash që 29 vite më parë krijuan Shoqatën Çamëria. Kreu i PDIU-së vuri theksin tek përpjekja që çështja çame të njihej nga Greqia dhe si qeveria shqiptare është përpjekur të mos i japë rëndësi, genocidit ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.



“Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë se Çamëria është e barazvlefshme me termin Vorio-Epir. Kur ne kërkojmë të ngrihet në Çamëri, një varrezë njerëzore e një përmendore kujtesë për mijëra pleq, gra e fëmijë të masakruar si në filmat horror, se ata u masakruan jo në luftë me armë në dorë po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë, këta na përgjigjen me ngritjen e Varrezave të ushtarëve Grekë, që erdhën e u sollën si pushtues në Shqipëri, e që Grekët sot refuzojnë ti marrin në shtëpitë e tyre, por pranojnë t’i ngulin si kunja e pyka në kufijtë e Vorio-Epirit. Kurse Greqia ngre në disa qytete përmendoren e turpit për kriminelin Napolon Zerva. Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar dhe statusin e 1927-ës për hapjen e shkollave shqipe, na përgjigjen me ligjin për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete.


Kërkuam heqjen e diskriminimit dhe ndalimit të kalimit në kufi të të moshuarve Çamë që kanë lindur atje, na u përgjigjen me Marrëveshjen e Toponimeve me Greqinë. Marrëveshje që pikërisht këta të moshuar 78 vjeç e sipër, (se këtë moshë kanë sot ata të fundit që kanë lindur në Çamëri ), të hiqnin nga pasaportat Shqiptare vendlindjet e tyre, Filat, Margëlliç, Paramithi, Pargë, Volë, Igumenic etj, po ka turp me të madh…

Kërkuam 10 vjet me radhë heqjen e ligjit të Luftës me Greqinë, na përgjigjen Grekët pas 9 vitesh, që Po egziston, por Qeveria Shqiptare s’po e kërkon, përkundrazi Rilindasi na kërkoi që të bëhemi lider në Ballkan, madje meqë Greqia nuk njeh as Çamërinë e as Kosovën, ta bëjmë partner Strategjik. Kërkuam mbylljen e marrëveshjeve me Greqinë për kufijtë tokësorë dhe detarë, kufij të përcaktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia sot e kësaj dite nuk e ka ratifikuar në Parlament. Na përgjigjet Greqia që me Shqipërinë do zgjerojmë hapësirën Detare nga 6-12 milje”, – u shpreh Shpëtim Idrizi.

<
>
Shpetim Idrizi2 Shpetim Idrizi1 Shpetim Idrizi

Kreu i PDIU tha se amanetin për çamërinë nuk e tret as dheu.

“Kanë kaluar 107 vjet që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Shumë data e shume vite duken , por siç thotë një fjalë e urtë e jona “Amanetin s’e tret as dheu”. Kjo është arsyeja që Ne s’na tret koha, por rritemi e shumohemi, pas sfidash e kalvaresh pa fund për të çuar Amanetin në vend, e për të qenë krenar për emrin Çam. Shqiptarëve të Çamërisë u duhet jo vetëm të mbajnë gjallë, historinë, kulturën këngët e vallet, identitetin e tyre, por dhe barrën dhe burrërinë, të ngrejnë “Gurin e Sizifit” pa u lodhur, pa u dorëzuar nga sfidat e kohës, në majën e plotësimit të Amanetit, Kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për mijëra të vrarë, të masakruar e te dëbuar, nga bandat e Napolon Zervës”, – theksoi kreu i PDIU-së.

Kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko tha se: “9 vjet pas miratimit të Rezulotës për shqiptarët e Çamërisë, ajo duhet të jetë udhërrëfyesi për çdo qeveri, për të çuar drejt zgjidhjes çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Politika autoritariste e Rilindjes nuk e zbeh çështjen tonë, ndaj forca jona do të çojë përpara amanetin e të parëve tanë”.

Në takim përshëndetën edhe historian Enver Kushe, një nga themeluesit e Shoqatës Çamëri dhe Gazetës “Çamëria”, i cili theksoi se puna e palodhur, jo vetëm e të parëve por edhe e jona, do të çojë drejt zgjidhjes çështjen Çame. Ndërsa kryetari i Shoqatës në degën Vlorë, Suard Alizoti tha se brezi i ri mban mbi shpatulla amanetin për të çuar përpara çështjen çame.

Në aktivitet u dhanë edhe pllakatat e mirënjohjes për mbështetësit e çështjes çame: Avdul Sulejmanit, i cili me emsionin “Le Iene” ndërkombëtarizoi çështjen jashtë kufijve, Enver Kushit, Resmi Osmanit, poetit Agim Doçi dhe gazetarit Arben Iljazi.


LEXO EDHE: 

29 vjetori i Shoqatës Çamëria/ Idrizi: Amanetin e të parëve tanë s’e tret as dheu (VIDEO)


Etiketa: ,

Pas