Aktualitet

Përplasjet te FRD, Sali Shehu: Jemi ende pa drita, po negociojmë me Bashkinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 13/03/21 |
mapo.al

Kreu i FRD, Sali Shehu, flet një ditë pas përplasjes me policinë te zyrat e Frymës së Re Demokratike.





Shehu tha se situata ditën e sotme te zyrat e FRD është më e qetë, ndonëse vijon të mos ketë energji elektrike. Sa i përket zgjidhjes së situatës, Shehu tha se pret që ditën e sotme të gjejë një komunikim me Bashkinë e Tiranës.


Pjesë nga intervista:





Si paraqitet situata pas një dite të tensionuar?
Sot është një ditë e qetë, gati si ditë normale, përveç energjisë që se kemi akoma, që presin ta sjellin. Dita e djeshme ishte e ngjeshur, e tensionuar, me përplasje. Gjithë institucionet shtetërore reaguan, reagoi Presidenti, KQZ, ambasadat e huaja, opozita në bllok, populli mbarë, gjithë njerëzit në Shqipëri. Nëse do shikoni telefonin tim, do verifikoni se ka qenë një përkrahje nga Konispoli në Tropojë, sepse u krijua bindja e drejtë se ishte një indicie me sfond politik për të përzënë nga zyrat një forcë politike, që është regjistruar në zgjedhje dhe ka nisur fushatën.



Keni pasur negociata gjatë natës me Bashkinë për të zgjidhur situatën?
Deri tani nuk kemi pasur, përveç një shkrese që i ka drejtuar dje kryetarit të bashkisë dhe të gjithë institucioneve shtetërore, që të kenë dijeni për ngjarjen. Kemi tentativa për të vendosur një komunikim, besoj se do ta kemi komunikimin sot.


Do të keni një zgjidhje?
Unë besoj te zgjidhja ligjore. Jemi në kondintat ku palët duhet të kenë komunikim normal, se vetëm klima normale ju shërben zgjedhjeve normale. Them që do të gjejë mbështetje edhe te pala tjetër. Shqipëria këto zgjedhje i ka esenciale, të rëndësishme, si për ekonominë, politikën dhe integrimin. Të gjitha palët duhet t’i shërbejnë kësaj, duke parë njëri-tjetrin në sy, pa u fshehur. Çdo situatë e tillë nuk iu shërben zgjedhjeve./ News24

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas