Ta mbyllte karrierën tek Boca Juniors në Argjentinë, ishte ëndrra e Daniele de Rossit. Pas 18 vitesh tek Roma, De Rossi u prezantua me fanellën e Boca Juniors në Copa Argentina. Mirëpo, sfida e parë ishte shumë e veçantë për të. I kanë mjaftuar vetëm 27 minuta për të gjetur rrjetën.
Në ekzekutimin e goditjes së këndit, De Rossi u gjend i lirë në qendër të zonës dhe me kokë e shtyu topin drejt rrjetës. Realizim ky që entuziasmoi 25 mijë tifozët e Bocas që ishin prezent në stadiumin “Alberto J. Armando”. Por Martinez në minutën e 82′ i ngrin buzëqeshjen vendasve.
Nga pika e bardhë lojtarët e Almigros u treguan të gjithë të saktë ndërsa për Boca Juniors i vetmi i cili shënoi ishte Carlos Tevez.