Një përleshje të dhunshme ka ndodhur dje në mbrëmje në Piazza Monte Grappa në Frascati, Itali.
Konflikti u konstatua nga dy karabinierë, të cilët në momentin që panë përleshjen ishin jashtë orarit të punës. Forca të shumta policie arritën në vendngjarje, duke arrestuar 5 persona, ndsa 7 u arratisën, shkruajnë mediat italiane.
Në pranga përfundoi një shtetas italian, nga Roma 23 vjeç, me precedentë të shumtë, dhe 4 shtetas shqiptarë, 19, 22, 25 dhe 26 vjeç. Asnjë prej shqiptarëve nuk rezultonte problematik me ligjin deri para ngjarjes. Mësohet se shqiptarët punonin në zonën përreth.
Gjatë kontrollit të ushtruar, karabinierët i gjetën 23 vjeçarit italian drogë dhe para, ndërsa 26-vjeçarit shqptar i gjetën një thikë. Kështu, ata do të procedohen edhe për drogë e armëmbajtje pa leje.