Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Halili ka folur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” për sakrificat e saj si nënë e tre vajzave, në një vend të madh dhe të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo nuk mundi dot t’i përmbante lotët dhe emocionet, ndërkohë që iu rikthye të shkuarës.
“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë. Unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë t’i çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë t’i rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria.
Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë…I kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem”-u shpreh me lotë në sy Merita Halili.