Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer në emisionin “E diell” fëmijërinë, si dhe ka kujtuar me lot në sy personin më të dashur, gjyshen.
“Si ka qenë Greta në fëmijërinë e saj? E urtë? Çapkëne?”– e pyeti Fjoralba. “Kam qenë shumë llafazane, po e urtë. Nuk bëja piktura, apo rrëmujë, nuk kam qenë e tillë. Mami rrinte me një kamera gjithë kohës mbas meje, më lyente pak dhe gjithë kohës këndoja”– iu përgjigj Greta, së cilës më pas iu shfaq në monitor një foto saj me gjyshen.
Këtë të fundit e cilësoi si një nga personat më të dashur për të dhe e përlotur pranoi se largimin e saj nga jeta e kishte përjetuar shumë keq, sidomos muajt e parë.