Disa punonjës të përmbarimit kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda shtëpisë në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Ndërkohë nga ana tjetër brenda oborrit ndodhen edhe fëmijët e katër familjeve që banojnë në këtë banesë. Punonjësit e përmbarimit kanë përdorur leva dhe shufra hekuri duke goditur me forcë portën e shtëpisë. Ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë veprim për parandalimin e tyre. Ndërsa kanë qenë banorët e tjerë të zonës të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë larguar përmbaruesit.
1
Etiketa: banesa te Petro Nini, banorët, Familjaret, permbarimi, porta, shtëpia