Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Një traktor është përmbytur dhe si rrjedhojë pasagjeri, i cili është identifikuar si një 60-vjeçar, është plagosur. Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital.
Kurse drejtuesi i mjetit raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ku ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.