Aktualitet

Përmbysje e çmendur, Milan rrëzon Juventusin në 6 minuta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 08/07/20 |
mapo.al

Milani ka realizuar mbreme një përmbysje të pabesueshme, dramatike dhe spektakolare ndaj Juventusit. Një ndeshje që do të kujtohet gjatë në historinë e klubit kuqezi. Skuadra e Piolit brenda pak minutash ka zbërthyer plotësisht prapavijën juventine që ka treguar se pa emrat kryesorë në përbërje, ka probleme të mëdha e dhuron shpërqendrime të frikshme.


Të gjithë golat e sfidës ishin në pjesën e dytë dhe filluan me një aksion personal të Rabio i cili bëri 70 metra me topin në këmbë i pashqetësuar dhe gjuajti në rrjetë duke mposhtur Donarumën. Pak minuta më vonë, Ronaldo dyfishsoi shifrat me një tjetër aksion personal, ndërsa mbrojtja e Milanit thjesht e shoqëronte.


Dukej gjithçka e mbyllur. Por doli aspak kështu. Bonuçi shkaktoi penallti dhe Ibra e tansformoi për t’i hapur rrugë përmbysjes kuqezi. Kesi, pak çaste më vonë u kthye në Mes, dhe dribloi këdo që i dilte para duke barazuar, ndërsa Leao përfitoi nga një përgjumje e prapavijës së miqve për të kaluar ekipin në avanatzh. Nga 0-2 në 3-2 brenda 6 minutash.


Milani nuk u ndal por kërkoi me ngulm dhe gjeti golin tjetër, duke tundur rrjetën edhe me Rebiç i cili përfitoi nga një gafë e Aleks Sandro dhe një tjetër përgjumje e prapavijës juventine. 4-2 dhe tre pikë të arta për Milanin në luftën për një vend në Ligën e Europës.


Juventusi kthehet në shtëpi me një humbje të rëndë, por serish të qetë pasi të njëjtin gabim kanë bërë edhe rivalët e Lacios. Keshtu zonja e vjetër ruan kryesimin me 7 pikë ndaj lacialeve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas