Kukësi ka marrë i vetëm kreun pas dy javëve të para të Kategorisë Superiore.
Skuadra verilindore zhvilloi një sfidë të kënaqshme ndaj Kastriotit, të cilën e fitoi me shifrat 3-1.
Edhe pse e gjeti veten në disavantazh të një goli, Kukësi arriti të rikthehej në lojë dhe të merrte tre pikëshin.
Shkëlqeu Edi Basha me një dopietë personale, ndërsa goli i barazimit momental mban firmën e Ndrecës.
Për Kastriotin shënoi Arbër Basha, por që vlejti thjeshtë për statistikë, me krutanët që tashmë gjenden në vendin e fundit me 0 pikë pas dy javëve të para.
Ndërkaq, Kukësi merr kreun me pikë të plota, 6 të tilla. Javën e ardhshme, Kukësi sfidon Laçin, ndërsa Kastrioti mat forcat me Tiranën, që ditën e sotme u ndal në barazim 1-1 nga Egnatia.