Aktualitet

Përmbysje e çmendur, Tirana kalon Kukësin me dramë (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 21/02/20 |
mapo.al

Një ndeshje e madhe është zhvilluar në “Air Albania” stadium! Tirana ka mposhtur në transfertë skuadrën e Kukësit me rezultatin 1-2 duke i marrë dhe kryesimin e kampionatit. Sfidë me dy fytyra, pasi në pjesën e parë nuk u dhuruan shumë emocione, ndërsa në të dytën u realizuan plot 3 gola.


45 minutat e para ishin shumë të kujdesshme me të dy trajnerët që nuk kaluan në aventura. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Kukësi kaloi në avantazh me anë të autogolit të Kristi Vangjelit. Mbrojtësi devijoi një top në minutën e 53′ dhe e përcolli drejt portës për 1-0.



Ekipi mik nuk u alarmua dhe nisi të ishte më i rrezikshëm. Goli i barazimit erdhi shumë vonë, pasi Batha ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje dënimi që u ndal vetëm nga rrjeta e Dashamir Xhikës për 1-1 në minutën e 84′.


Dy minuta më pas, Cobbinha dribloi 4 lojtarë në zonën e Kukësit dhe pasoi për Agustin Torassën që nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë për 1-2. E gjithë Tirana në festë, stoli në fushë dhe tifozët në delir. Ekipi bardheblu i merr kreun e klasifikimit Kukësit duke e parakaluar në tabelën e klasifikimit.

Golat e shënuar:

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas