Kryesore

Përmbytet Durrësi, rrugët e qytetit të pakalueshme (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 16/10/20 |
mapo.al

Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes kanë përmbytur disa rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit. Uji ka vërshuar rrugëve duke rrezikuar edhe bizneset e kateve të para.



Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, rrugët e qytetit janë bërë të pakalueshme për shkak të nivelit të ujit, ndërsa të vetmet automjete në qarkullim kanë qenë ato të tonazhit të rëndë.


Bie në sy neglizhenca e pushtetit vendor, pasi edhe pse qyteti ishte përmbytur prej disa orësh, në rrugë nuk kishte asnjë punonjës të ndërmarrjes. Prej reshjeve intensive dhe vërshimit të ujit në rrugë, kanë shpërthyer edhe kanalet e ujërave të zeza.



Vetëm disa orë shi, dhe kanë nxjerrë zbuluar gjendjen katastrofike të kanalizimeve dhe punën aspak serioze që është bërë ndër vite nga Bashkia, duke u përpjekur për përfitimet personale, e duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët.

Lexo edhe :  Durrës - Digjet gjatë natës “BMW”, shoqërohen në komisariat disa persona


Durrësi, qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm pas Tiranës, ka mbetur jetim dhe pa kryetar bashkie, produkt i 30 qershorit 2019, zgjedhjeve njëpartiake, ndërsa administrata paraqitet në punë veç për të marrë pagat.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas