Aktualitet

Përmbytje në Turqi, viktima dhe dëme materiale








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:12 - 24/08/20 |
mapo.al

Reshjet e dendura të shiut, në provincën Gerisun në rajonin e Detit të Zi në Turqi, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.



Nga kjo përmbytje, 5 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë rezultojnë të humbur, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe janë shkatërruar me qindra biznese e banesa.


Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se operacioni i shpëtimit është duke vazhduar punën dhe se deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 150 persona.




Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të personave që humbën jetën, mes tyre dhe një oficer i xhandarmërisë.



Ndërsa ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes, pas përmbytjes, se ekipe të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) janë mobilizuar nga provincat përreth si dhe nga Ankaraja.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas