Aktualitet

Përmbytjet – Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 02/02/21 |
mapo.al

Situata në Shkodër vazhdon të mbetet kritike. Ditën e sotme, hidrometri shënon një rritje të nivelit të ujit, kështu raporton Bashka Shkodër përmes një status në rrjetet sociale.





Mëngjesin e sotëm, në fshatin e Dajçit ka një rritje të nivelit të ujit me 9 cm. Situata paraqitet kritike edhe në Obot, gjithashtu prurje të shumta kanë pasur edhe lumenjtë Drin e Kir, si dhe liqeni i Shkodrës.


Mijra hektarë vazhdojnë të mbeten nën ujë, e kjo është bërë shkas që Bashka Shkodër të kërkojë shpalljen e gjendjes së emergjencës.





Më poshtë statusi i plotë i  Bashkisë Shkodër:



Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 02.02.2021, paradite


Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 02.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.69 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3585 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 735 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha
  3. Grurë 150 Ha
  4. Bimë Dekorative 92 Ha
  5. Pemtore 40 Ha
  6. Serra 3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
  6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 300 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 970 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha
  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
  2. 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
  4. Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 50 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 02.02.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren…

Posted by Bashkia Shkodër on Tuesday, February 2, 2021

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas