Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të ditëve të fundit në një pjesë të Bangladeshit dhe të Indisë lindore, kanë prekur miliona njerëz dhe kanë lënë më shumë se 50 të vdekur.
Rajoni verilindor i Bangladeshit ka parë disa nga përmbytjet më të këqija për gati dy dekada, raporton BBC.
Të dy vendet janë të prirura ndaj përmbytjeve dhe ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit gjasat për ngjarje të tilla në mbarë botën.