Aktualitet

Përmbytjet në Shijak – PD: Përgjegjësia është e qeverisë dhe bashkisë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 26/01/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka dhe Kryetari i degës PD, Durrës, Ferdinand Xhaferri, vizituan sot zonat e përmbytura në Shijak, ku më i prekuri është Katundi i Ri.



Banorët bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë për mosmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjes së shtëpive të tyre.


“Është e 6-ta herë që përmbytemi”- tha një banor, ndërsa një tjetër kërkon zgjidhje nga qeveria. Në disa dhjetëra shtëpi janë izoluar fëmijë, të sëmurë dhe të moshuar, por deri tani nuk ka asnjë ndihmë apo përpjekje për të nxjerrë zonën nga përmbytja.




DEKLARATAT E PLOTA TË NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA DHE KRYETARIT TË DEGËS PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRI



EDI PALOKA


Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Ju e shihni vetë, problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe çfarë është më e rëndësishme është që nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa, megjithëse është rast i përsëritur. Vijnë vetëm vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që “ja po interesohemi” dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë.

Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero.

Lexo edhe :  Vrasja e të riut në Vlorë - Hesht para gjykatës, burg pa afat për Hansi Jonusin

Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi I duhur.

Para rreth dy javësh, ishim bashkë me Kryetarin e PD në zonat e tjera në Sukth, këtë thirrje u bëmë autoriteteve, bashkisë, qeverisë të marrin masa që të mos ketë përsëritje të tilla dhe ata vazhdojnë, ky është problemi.

Banorët kërkojnë zgjidhje, nuk kërkojnë gjë tjetër. Duan që bashkia dhe qeveria t’u japë një zgjidhje. Indiferenca është kriminale për mua.

FERDINAND XHAFERRAJ

Situata është e dhimbshme jo për faktin se dje gjatë gjithë natës, me qindra familje e kanë kaluar në errësirë, për dëmet shumë të mëdha që janë shkaktuar në bagëti dhe orendi, Por situata është e dhimbshme, sepse mund të parandalohej. Përmbytja ka ndodhur në 2016-ën, qeveria erdhi premtoi dëmshpërblime, premtoi zgjidhje.

Dhe nuk dha as zgjidhje dhe dëmshpërblime. Kuptohet që në këto 8 vite shqiptarët e kanë parë këtë qeveri, e cila me llafe dhe me 3D thotë se punon për qytetarët, por me vepra punon vetëm për oligarkët. Por janë situata të tilla që e përplasin në fytyrë papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, ku edhe militantët më të zjarrtë të rilindjes janë pa fjalë. Kjo është arsyeja që kudo ka zemërim dhe shqiptarët mezi po presin që ta shporrin këtë bandë që po qeveris vendin.

1


Etiketa: , , , ,

Pas