Kryesore

Përmbytjet/ Probleme nga rrëshqitjet e dherave, mungon energjia në këto zona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 12/01/21 |
mapo.al

Situata me motin në qarkun e Elbasanit po i rikthehet normalitetit, pasi në qytet së fundmi ka mbizotëruar moti i kthjellët e pa reshje.



Megjithatë problem mbeten akset rrugore që si pasojë e shirave të mëparshëm dhe rrëshqitjes së dherave rrugët janë të tejmbushura me inerte.


Në aksin rrugor Elbasan-Qafe Thanë, në fshatin Pishkash vazhdon të punohet intensivisht për pastrimin nga inertet dhe aluvionet që bien herë pas here.



Në aksin rrugor Elbasan-Gjinar në Derstilë qarkullimi kryhet vetëm në një krah pasi rruga ka shembje. Firma kontraktuese përkatëse po kryen rehabilitimin e këtyre akseve deri në përcaktimin e saktë të shkakut të cëdimit.



Me të njëjtën problematikë haset edhe aksi Librazhd-Steblevë ku në kilometrin e pestë ka rrëshqitje masive të dherave dhe firma kontaminuese po punon në rregullimin e saj.

Lexo edhe :  "Taksa progresive goditi të varfërit"- Kryemadhi: Prioriteti ynë, punësimi i të rinjve

Lumenjtë ditën e sotme janë tërhequr duke e çuar nivelin e tyre nën mesatare, një rënie e ndjeshme krahasuar me atë të ditës së shkuar.  Kjo ka bërë që uji të fillonte tharjen edhe në sipërfaqet ku ka pasur dyndje të përmbytjeve.

Furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet në disa familje në Njësinë. A Lunik Bashkia Librazhd. Gjithashtu pritet rikthimi i energjisë ditën e sotme edhe në fshatin Polis Vale, Njësia. A Shushicë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas