Aktualitet

Përmend dhe zgjedhjet – Rama: Respektoni masat, mund të shtojmë kufizimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 15/02/21 |
mapo.al

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi karantinën e dytë nëse nuk do të respektohen masat kundër koronavirusit.





Ai u kërkoi qytetarëve që të vendosin maskën dhe të zbatojnë rregullat për të shmangur uljen e orës policore dhe rritjen e kufizimit.


“Në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi. Për një mijë e një arsye që i kam dëgjuar edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, që komunikoj për të mësuar dhe ndërkohë gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike, është reale kjo nuk është për të qeshur, efekteve traumatike të të gjithë kësaj kohe dhe gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve tek psiqika e kësaj dynjaje, dhe e treta duhet të keni parasysh, kur një vend i BE-së u mbyll, ka një konto europiane, që përgjigjet, janë të gjithë këta komponentë që ne duhet ti marrim në konsideratë. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por përse?

Lexo edhe :  Rama në Kamëz: Fitorja e PS-së e sigurt, të rinjtë i kanë kushtet në Shqipëri



Nëse numrat janë brenda parashikueshmërisë dhe spitalet vazhdojnë brenda skenarëve të planifikuar atëherë jeta duhet të vijojë me ato masa, që njerëzit të marrin frymë. Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nëse nuk do të vendosin maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do të respektojnë rregullat minimale, ora policore do të shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur, dhe larg qoftë të bëhet një karantinim i përgjithshëm, edhe sikur jo zgjedhje, por edhe ditë votimi të jetë, kjo nuk do të thotë të spekulohet, plani i fshehtë i Ramës, karantinë për kutitë e votimit. Duhet të ti kemi parasysh” tha ai.


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas