Aktualitet

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër, 2000 hektarë tokë nën ujë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 15/03/13 |
mapo.al

Janë tkurrur ujrat që mbuluan mijëra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës.  Pas mesditës situate është përmirësuar disi. Kështu nga 4900 hektarë tokë images (3)nën ujë që ishin në orët e para të mëngjesit tani janë vetëm 2000. Edhe numri i banesave të përmbytura është reduktuar nga 315 në 115. Deri tani janë evakuar rreth 120 familje nga banesat. Reshjet e shiut, hapja e portave në 4 HEC-e, por dhe dalja nga shtrati i disa lumenjve kanë shkaktuar një situatë të rënduar  jo vetëm  në Shkodër,  por edhe në Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës e Krujë. Sipas Shtabit të Emergjencave në Shkodër ditën e sotme niveli I ujrave ka rënë me 40%. Ndërkohë në  Vlorë, 10 shtëpi janë përmbytur  dhe 300 të tjera rrezikohen nga dalja e lumit Vjosë, në fshatin Fitore. Si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar kështu akset rrugore Këlcyrë-Përmet dhe Gramsh-Korçë. Në Gjirokastër është shembur rruga Dunavat në lagjen muzeale, që lidh tre lagje të tjera të qytetit, ndërsa në Bulqizë është shembur një urë që lidh katër fshatrat e një komune. Në Fier rezultojnë të përmbytura 450 hektarë tokë.







1














Pas