Aktualitet

Përndiqte një vajzë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 17/10/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 9 persona. Sipas bluve të kryeqytetit ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.






Sakaq, mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar. G. L, është prangosur nga efektivët e Komisariatit nr.6 pasi ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.


Njoftimi i policisë:







Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.




Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:



-P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit -G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve

-H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

1


Etiketa:

Pas