ShowBizz

Përpara darkës me George Clooney, Obama drekon me Bono-n e U2














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 24/06/19 |
mapo.al

Barack Obama dhe familja e tij kanë kaluar një drekë të këndshme me solistin e grupit U2, përpara se të vizitonin të dielën vilën luksoze të George dhe Amal Clooney në liqenin e Komos, Itali.






Ish-presidenti amerikan është parë të shëtisë bashkë me Bonon dhe familjen e tij në qytetin mesjetar francez Eze, ndërsa drekën e kanë konsumuar në restorantin luksoz “La Chevre d’Or”.


Bono dhe Obama kanë miqësi të hershme. Madje ata kanë realizuar bashkë edhe një projekt kur Obama ishte president.







Familja Obama ka vizituar përgjatë gjithë javës pika turistike në jug të Francës. Përsa i takon mbërritjes së tyre në Komo, autoritetet vendase kanë vendosur gjoba deri në 500 euro për sigurimin e qetësisë, për të gjitha varkat që nuk qëndrojnë deri në 100 metra larg vilës Oleandra.



1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas