Aktualitet

“Përparim mbresëlënës” – Kryemadhi uron Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 17/02/21 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë.





Kryemadhi shkruan se në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit në BE.


“Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë. 17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.




Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE. Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj.

Lexo edhe :  Kryemadhi: Socialistët e ndershëm do fundosin 'Fuksat e Rilindjes'

Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme. Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kryemadhi.


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas