Aktualitet

Përparim Spahiu: Shqipëria është kthyer në një vend të pastrimit të parave, investimet në nivelet më të ulëta historike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 14/08/20 |
Përparim Spahiu

Indeksi i Baselit, pas Moneyval, i vë vulën që Shqipëria është kthyer në vend të pastrimit të parave.


Renditemi në vendin e dytë në Europë, pas Turqisë, si vendi me risk të lartë të pastrimit të parave.


Problemeve të konkurrueshmërisë, uljes së produktivitetit të ekonomisë, problemeve që krijohen nga luhatjet e kursit të këmbimit apo dhe problemeve sociale i shtohet ai më shqetsuesi për situatë ku gjendet ekonomia sot.


Ulje drastike të investimeve të huaja direkte.


Ky fakt tregon edhe arsyet se pse këto investime janë në nivelet më të ulëta historike. Prej vitesh nuk dëgjojmë emra investitorësh të huaj në Shqipëri. Askush nuk investon në një ekonomi ku është vrarë konkurrueshmëria dhe stimulohet paraja e zezë.


Prandaj jo vetëm investirorë të huaj, por dhe vendas nuk zgjedhin më Shqipërinë, por Maqedoninë.

Të dhënat e fundit flasin për rreth 1.3 miliardë euro që po investohen në Maqedoni nga bizneset shqiptare.

Pa as më të voglin dyshim Rilindja mund të quhet kampione e rekordeve negative në çdo sektor.

LEXO EDHE:

Indeksi i Baselit për pastrimin e parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë


Etiketa:

Pas