Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu deklaron se ka nisur procesi i votimit në Njësinë Nr.11, të Laprakës.
Spahiu shkruan në rrjetet sociale se LSI zgjedh sot grupin drejtues të fitores së madhe të 25 prillit.
Postimi
Ka nisur votimi në njësinë 11, Laprakë.
Ka nisur zgjedhja e grupit drejtues të LSI në katër vitet e ardhëshme, grupit drejtues të fitores së madhe të 25 Prillit.
Suksese LSI!
Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot zgjedhjet në të gjithë vendin për kryetarin e ri dhe delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore të 5 dhjetorit.
LEXO EDHE:
LIVE – Nis procesi i zgjedhjeve në LSI në të gjithë vendin, fluks anëtarësh (VIDEO+FOTO)