Sport

Përplas kundërshtarin përtokë, Melo vazhdon të jetë agresiv (VIDEO)







               Publikuar në : 16:08 - 12/08/19 |
mapo.al

Felipe Melo ka luajtur për disa skuadra të njohura në Europë, si Fiorentina, Juventusi, Galatasarai, Inter, dhe Almeria. Prej dy sezonesh braziliani aktivizohet me Palmeiras.


Mesfushori njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës. E kemi parë shumë herë me ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjeve. Mesa duket 36-vjeçari vazhdon të jetë i njëjtë edhe në kampionatin brazilian.

Ditën e djeshme gjatë ndeshjes Palmeiras-Bahia, mesfushori ka bërë një ndërhyrje tjetër të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij.

Gjatë një dyluftimi në ajër, Melo ka goditur me bërryl kundërshtarin, duke e përplasur atë përtokë. Pas kësaj braziliani u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga arbitri. Shihni videon:


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas