Dy autobusë të linjës “Tiranë-Kamëz” janë përplasur mëngjesin e së premtes, rreth orës 8:10, në vendin e quajtur “kthesa e Kamzës”, duke shkaktuar lëndimin e 6 pasagjerëve, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Të plagosurit janë 22-vjeçarja A.P., 43-vjeçari S.R., 23-vjeçari V.H., 53-vjeçari S.K., 19-vjeçarja K.G. dhe 22-vjeçarja E.L., të cilët ishin pasagjerë në të dy autobusët e kësaj linje.
Drejtuesit e autobusëve, 43-vjeçari K.A. dhe 40-vjeçari S.R. ndodhen në vendngjarje, aty ku kanë shkuar edhe shërbimet e policisë për të kryer veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.