Një aksident është regjistruar sot në aksin Levan-Fier ku janë përfshirë dy automjete. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Po ashtu mësohet se nga përplasja fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti solli edhe bllokimin e aksit rrugor për gati 30 minuta, duke krijuar edhe radhë të gjatë.