Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Librazhd-Elbasan, 5 të plagosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 08/03/20 |
mapo.al

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor që ndodhi në aksin Librazhd- Elbasan. Policia lokale sqaron se ngjarja ndodhi pasi dy automjete u përplasën midis tyre, njëra drejtuar nga një 32 vjeçar nga Tirana dhe tjetra nga një 60 vjeçari nga Shkupi.


Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.


Si pasojë janë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.




Etiketa: , ,

Pas