Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Milot-Morinë, plagosen tre persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 18/08/21 |
mapo.al

Tre persona janë plagosur këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.






Policia bën me dije se në Milot mjeti me drejtues S.B., ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin me drejtues R.Sh.


Raportohet se të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dy drejtuesit dhe G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues S.B.







Pas aksidentit ata janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë shërbim mjekësor.




“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, thuhet në njoftimin e policisë.



1


Etiketa: , ,

Pas