Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë ka ndërruar jetë një 60-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.