Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan.
Dy makina, përkatësisht të tipit “Benz” dhe “Honda”, janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Uznovë e Madhe”.
Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip “Honda”, që ka përfunduar në kanal. I lënduari raportohet se është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit, për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Sakaq mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.