Dy makina janë përplasur në aksin Lezhë-Shkodër, në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm. Njëra prej automjeteve ka përfunduar jashtë rruge dhe e kthyer përmbys.
Policia thotë se shoferët dhe pasagjerët janë plagosur lehtë, por pa lëndime serjoze. Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. Policia po vijon hetimet.