Aktualitet

Përplasen dy makina te “Rruga e Kavajës”, lëndohet gruaja dhe foshnja e saj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 11/05/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë ka mbetur e lënduar A.R dhe foshnja e saj.


Dy të aksidentuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti.


Njoftimi i policisë


Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa:

Pas