Aktualitet

Përplasen makinat në aksin Lezhë-Shëngjin, dy të plagosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 17/01/21 |
mapo.al

Regjistrohet një tjetër aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Dy automjete janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari” në hyrje të Shëngjinit.



Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, pasagjerë në automjete.

Nuk ka ende informacione mbi shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.


Aksi në fjalë ka patur disa aksidente muajt e fundit, disa prej të cilëve edhe me pasoja fatale për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve por edhe këmbësorëve.



1





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas