Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Nga përplasja e dy automjeteve tip “Fiat” dhe “Volkswagen” ka humbur jetën një fëmijë 5-vjeçar. I mituri është nxjerrë me plagë të rënda nga makina tip “Volkswagen” por teksa po transportohej për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.