Aktualitet

Përplasen makinat në Elbasan, plas grushti mes shoferëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 15/02/21 |
mapo.al

Dy persona, janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “11 nëntori”.





Mësohet se një mjet tip “Fiat” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.


Shkak për përplasjen, mësohet se është bërë shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, dhe akulli në rrugë.





Por, kjo nuk është e gjitha, të dy drejtuesit e mjeteve, kanë dalë nga makinat dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, siç edhe duket në pamje, që janë filmuar pas sherrit.

Nuk dihet identiteti i të përfshirëve në ngjarje, apo nëse në ngjarjen në fjalë ka pasur persona të shoqëruar.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas