Përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Korçë- Devoll dhe përfshirja e një automjeti të policisë të pozicionuar anash rrugës ka rezultuar me plagosjen e një police dhe drejtuesi të një prej mjeteve të aksidentuara.
Policia e Korçës bën me dije se aksidenti ka ndodhur dje me dt 18.07.2017 ku në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMW” me targa të huaja HBA3137.
Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.
Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”.