Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Në aksident është përfshirë pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Korçë, Koço Nasto, pasi automjeti tip “Benz” që ai drejtonte u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.
Nasto ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. Ndërkohë, “Benz-i” i përplasur rrezikoi të shpërthejë në flakë, pasi ishte me impiant gazi, rrjedhja e të cilit mund të shkaktonte, por një mjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë në rast nevoje.
Njoftimi i policisë
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.