Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një furgon tip Ford është përplasur me një motor.
Drejtuesi i motorit u dërgua në Spitalin e Elbasanit, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.