Aktualitet

Përplaset nga një makinë tek “21 Dhjetori”, i moshuari në gjendje të rëndë për jetën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 27/09/20 |
mapo.al

Tiranë-Një i moshuar është goditur sot nga një makinë tek kryqëzimi i rrugës “21 Dhjetori”.


I identifikuari me inicialet I.M., 70 vjeç, ishte duke ecur kur u përplas nga një makinë e drejtuar nga personi me inicialet E.C. Raportohet se i moshuari është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.


Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Tiranë/Informacion paraprak


Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: , ,

Pas