Aktualitet

Përplasi gruan shtatzënë dhe goditi pemën në trotuar, pamje nga aksidenti në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 10/06/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO siguron të tjera pamje nga aksidenti i rëndë në rrugën “Xhenfizo Keko” në Tiranë.






Një automjet luksoz tip “Mercedes Benz S”, përplasi një kalimtare rreth moshës 30 vjeçe, e cila mësohet se është shtatzënë dhe më pas goditi pemën në trotuar.


<
>
Aksidenti ne Tirane4 Aksidenti ne Tirane3 Aksidenti ne Tirane2 Aksidenti ne Tirane

Pasojat e aksidentit mund të ishin edhe më të rënda, pasi në trotuar ka patur edhe kalimtarë të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.





E aksidentuara është transportuar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas komunikatës së policisë.



Drejtues i automjetit ishte një 19 vjeçar me inicialet J.B, i cili shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit nr.4 në Tiranë.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara gruan shtatzënë dhe përplaset me pemën


Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

LEXO EDHE: 

E rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara gruan shtatzënë dhe përplaset me pemën

116


Etiketa: , , ,

Pas